Dasma kthehet në tragjedi në Turqi, dhëndri vritet nga e ftuara

28 gusht 2025 | 22:22

Një dasmë është kthyer në tragjedi në Turqi ku dhëndri ka vdekur pasi u qëllua me armë.

Mësohet se i riu u vra aksidentalisht në dasmën e tij kur një e ftuar hapi zjarr gjatë festës.

23-vjeçari ndërroi jetë një ditë pas dasmës së tij në një fshat në provincën veriore të Giresunit.

Një e afërme nga ana e dhëndrit, e dyshuar për të shtënat fatale është arrestuar.

Aksidentet nga të shtëna të ngjashme gjatë festimeve janë të zakonshme në Turqi, ku sipas vlerësimeve të një fondacioni vendas, ka rreth 40 milionë armë zjarri në qarkullim, shumica e të cilave janë të paligjshme.

Një person u vra aksidentalisht dhe dy të tjerë u plagosën javën e kaluar në një incident të ngjashëm në një dasmë në provincën fqinje të Trabzonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj,…