Data e zgjedhjeve: Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur Osmani
19 nëntor 2025
| 22:59
Pas kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve, pjesë do të marrë edhe kryetari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Këtë e ka konfirmuar vet Limaj.
Takimi parashihet të mbahet me fillim nga ora 10:30.



