Daut Haradinaj: E kam votuar Dimal Bashën, por nuk e kam ditur për shkrimin në librin e botuar nga ai

06 nëntor 2025 | 21:51

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në “Politiko” komentoi zgjedhjet lokale dhe ato që do të mbahen me 9 nëtor për raudin e dytë.

Haradinaj tha se Kurti e ka mandatuar Glauk Konjufcën vetëm për të blerë kohë, sepse e ka të qartë që nuk do ta votojnë në Kuvend.

Përveç kësaj, Haradinaj tha se edhe për çështjen e kryetrit të kuvendit, kishte votuar duke mos e ditur që do të jetë Dimal Basha kandidat. Ai tha se kishte deklaruar publikisht më herët që do të votonte një person i cili nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë ministri do t’ia jepte votën, por që nuk e ka ditur se kush do të jetë kandidati.

Haradinaj theksoi se nuk e kishte ditur dhe nuk kishte pasur informata rreth shkrimit që ishte në librin e botuar ku ishte bashkëautor, Dimal Basha./Gazeta10

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Rrahman Paçarizi, është i mendimit se ka shumë studentë…