Daut Haradinaj ‘ithtar’ i shkuarjes në zgjedhje të reja: Do të thyhen barrierat e egra

18 maj 2025 | 15:54

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se personalisht është “ithtar” i shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nëse bllokada vijon, ka thënë ai, zgjidhja është te zgjedhjet e reja.

“Nëse shkon kështu, më mirë të shkohet në zgjedhje të jashtëzkaonshme. S’tutemi (nga pragu). Nuk ka nevojë me na bajt gajlen ata që s’na kanë votu. Jemi mjaftueshëm të konsolidum. Po përgatitemi për lokale, e nëse nuk kemi zgjidhje të shpejt, atëherë duhet zgjedhje të reja. Jam shumë ithtar, me shku në zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja kanë me i thy barrierat e egra. Jam kanë vetë shumë i kujdesshëm. Unë kritikat do t’i kem për secilin”, ka thënë ai për gazetën “Blic”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën…