Daut Haradinaj kërkon falje për ndezjen e cigares në Kuvend

25 mars 22:12

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar falje pas ndezjes së cigares brenda Kuvendit të Kosovës.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai u shpreh se kjo ishte pakujdesi e tij.

“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend. Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, ka shkruar Daut Haradinaj, duke e postuar edhe një fotografi nga vendi në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj, ka ndezur cigare…