Daut Haradinaj në Bec: Është koha që edhe njëherë ta rreshtojmë Kosovën aty ku duhet

20 dhjetor 2025 | 19:34

Sonte në fshatin Bec, kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, së bashku me kandidatët nga Gjakova në listën e Aleancës, u ritakuan me banorët e kësaj zone.

“Beci është tokë që ka lindur burra e gra të qëndresës, fshat që në ditët më të rënda të luftës dha kontributin e tij të madh. Këtu nuk është kursyer asgjë kur ishte në pyetje atdheu, dhe kjo forcë ndihej edhe sonte. Është koha që edhe njëherë ta rreshtojmë Kosovën aty ku duhet, krah shteteve të zhvilluara dhe të integruara”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook’.

Ai ka theksuar se me këtë energji dhe me këta njerëz, rruga drejt fitores është e sigurt.

“Aleanca është dhe do të mbetet krah Becit, krah Gjakovës, krah Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, afaristi Shahin…