Daut Haradinaj: Një pikë e vetme e aktgjykimit të Kushtetueses do ta zgjidhte bllokadën, po ta respektonte Kurti

01 korrik 2025 | 12:14

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se bllokada aktuale mund të zgjidhet nëse Kurti e respekton një pikë të vetme të aktgjykimit.

Ai në “Facebook” ka publikuar pikën 130 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Krejt vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka një pikë me të cilin po që se do ta kishte respektuar Kurti do ta zgjidhte çështjen. Lexojeni pikën 130 të vendimit të Gjykatës: Gjykata nënvizon që e drejta për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit është e ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Si e tillë, kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare, për të gjetur konsensusin dhe kompromisin e nevojshëm, dhe kjo e drejtë në asnjë mënyrë nuk mund të rezultojë në bllokimin e konstituimit të Kuvendit”, ka shkruar Haradinaj.

May be an image of blueprint and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e listës së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, deklaruar se do…