
Daut Haradinaj njofton përmes videos se do të marr pjesë në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Tiranë – I ndalet rryma
15 tetor 2025
| 19:20
Një moment i pazakontë ndodhi në një mbledhje të Aleancës ku deputetit, Daut Haradinaj, teksa po fliste për protestën e paralajmëruar në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Gjatë njoftimit të tij, në sallën papritur ndalet energjia elektrike, Haradinaj e shfrytëzoi këtë moment për të kritikuar qeverinë aktuale.
“Qe edhe rrymën na e nali Qeveria e poshtës”, tha ai.
Kutjojmë se organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar sot se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare që do të mbahet me 17 tetor në orën 17:00 në Tiranë, ku do të bëhet thirrje për një gjykim të drejtë në Hagë të krerëve të UÇK-së.