Daut Haradinaj pas suspendimit të katër policëve: Policia nuk është vegël për muskujt tuaj politik

16 shtator 2025 | 20:45

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për suspendimin e katër pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët kishin bërë shaka me ktyeparlamentari, Dimal Basha, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj e ka quajtur këtë veprim “ndërhyrje të pastër politike”, duke akuzuar qeverinë për ushtrim të diktatit dhe përdorim të policisë si vegël për qëllime politike ditore.

“Masat ekstreme që ishin marrë për katër policë janë dëshmi e ndërhyrjes së pastër politike, me qëllim të ushtrimit të diktatit me masa arbitrare, më parë nga Presidenca dhe tash nga kërkushi hiç. Kurdo që të konstituohet Kuvendi, interpelanca është e domosdoshme për kidnapuesin e zyrës së Ministrisë se Brendshme.”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar ashpër mënyrën se si po menaxhohet Policia e Kosovës, duke e cilësuar si një instrument që përdoret për demonstrim force sipas interesave të qeverisë.

“Policia nuk është vegël përmes së cilës herë dëshironi të tregoni ‘muskuj’ e herë i shtypni sipas agjendave tuaja politike ditore.”, ka përfunduar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e PDK-së në Drenas ka njoftuar për mobilizimin e…