
Daut Haradinaj për Bashkim Ramosajn: Ai është një kryetar i jashtëzakonshëm, puna flet për të
28 shtator 2025
| 08:30
Deputeti i AAK-së, zyrtari i lartë i kësaj partie, Daut Haradinaj, ka marrë pjesë mbrëmë në tubimin e AAK-së me rini në Deçan.
Haradinaj ka thënë se Bashkim Ramosaj është një kryetar i jashtëzakonshëm, pasi sipas tij, puna flet për të.
“Kur flasim për Aleancën me krenari, ndër këto krenari të mëdha flasim për Aleancën në Deçan dhe kryetarin e saj të jashtëzakonshëm, Bashkim Ramosaj. Puna flet për të, ne jemi këtu vetëm për t’i uruar punë të mbarë në 4 vitet e ardhshme në krye të Komunës së Deçanit”, ka thënë Daut Haradinaj.