
Daut Haradinaj për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit: Nuk e di si do të jetë situata
26 gusht 2025
| 11:49
Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën, ka thënë se tash sfida e radhës është te nënkryetarët dhe potenciali për bllokim i Vetëvendosjes.
Zgjedhja e nënkryetarëve nis nga ora 12:30, pas përfundimit të pauzës njëorëshe.
“Më mirë që ky moment të jetë hapi i parë, e të shohim sfidën e radhës te nënkryetarët. Edhe këtu shoh problem e sfidë. Se aty votohen ndaras, shqiptarët dhe serbët dhe nuk e di si do të jetë situata”, ka thënë Haradinaj.