Daut Haradinaj premton përkrahje për sektorin e bujqësisë në kryeqytet

21 shtator 2021 | 11:59

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka paraqitur disa nga planet për bujqësinë në kryeqytet.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se me qëllim të zhvillimit të bujqësisë, do të hartohet plani për furnizim të serave të fshatrave të Prishtinës me avullin e ngrohjes qendrore.

“Do të mbështeten bizneset që merren me prodhim të mishit, duke garantuar cilësi dhe standarde ndërkombëtare në këtë sektor. Këto produkte do të shenjëzohen me etiketën ‘038 City’ dhe gastronomët që do furnizohen me to, do të kenë lehtësira nga komuna”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Video:

https://fb.watch/89pBVjsr4d/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq, ka thënë se çështja e…