Daut Haradinaj publikon video duke u mobilizuar veteranët për protestën e 7 gushtit

05 gusht 2025 | 22:18

Haradinaj, ka nisur mobilizimin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për protestën e paralajmëruar që do të mbahet më 7 gusht.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Haradinaj shfaqet në shoqëri të disa veteranëve të UÇK-së, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë.

“Qysh i kemi punet me organizim”, dëgjohet duke thënë Haradinaj.

Protesta do të mbahet në Prishtinë dhe ka për qëllim kundërshtimin e proceseve gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur reagimet ndaj punës së Gjykatës Speciale janë shtuar, sidomos pas zhvillimeve të fundit në procesin ndaj krerëve të ish-UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Komunës së Graçanicës për…