Daut Haradinaj: Ratkoci vendosi vulën e fitores së Aleancës
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Ratkoc të Rahovecit, vendlindjen e kryetarit Smajl Latifi, ku ka thënë se aty është vendosur “vula e fitores së Aleancës”.
Haradinaj ka vlerësuar lart mikpritjen dhe mbështetjen e banorëve të kësaj ane, duke i përshkruar ata si njerëz punëtorë, të palodhur dhe të përkushtuar ndaj vendit të tyre.
Ai ka theksuar se Aleanca mbetet e përkushtuar të jetë pranë çdo qytetari, duke ofruar mbështetje për punëtorët, bujqit, mjekët, arsimtarët, sipërmarrësit dhe familjet që kontribuojnë çdo ditë për një jetë më të mirë.
Sipas Haradinajt, Rahoveci me rrethinë do ta ndiejë përkushtimin e Aleancës përmes politikave zhvillimore, kujdesit institucional dhe mbështetjes konkrete për qytetarët.
Në fund, ai ka falënderuar qytetarët për besimin dhe energjinë që, sipas tij, i japin Aleancës forcë për të vazhduar përpara në rrugëtimin politik.



