Daut Haradinaj: Smajl Latifi, shembull se si qeveriset komuna

05 tetor 2025 | 15:41

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shpërndarë një video të kryetarit aktual të Rahovecit, njëherësh kandidat edhe për një mandat, Smajl Latifit në Ratkoc.

Haradinaj ka thënë se është krenar kur i sheh burrat e Ratkocit duke e përkrahur aq fuqishëm Smajl Latifin për kryetar të Rahovecit.

“Sa krenar kur i sheh burrat e Ratkocit duke e përkrahur aq fuqishëm Smajl Latifin për kryetar të Rahovecit. Shumë herë e kemi thënë dhe e përsërisim se Smajli e ka kthyer këtë qytet në kryefjalën e shumë vlerave e shumë sukseseve. Prandaj, jo rastësisht përkrahet në qytet e në fshat, nga shehlerët e hoxhallarët, nga vlerat kombëtare e vreshtarët, thjesht, njeri i të gjithëve, pa dallim. Smajl Latifi, shembull se si qeveriset komuna”, ka shkruar Daut Haradinaj në “Facebook”.

Linku i postimit: https://www.facebook.com/share/p/19xN82qJCM/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho beson se mund t’ia dalin ndaj…