
Daut Haradinaj takon kryetarin e Bashkisë së Tiranës
18 gusht 2021
| 14:44
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka takuar të mërkurën kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Takim vëllazëror me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj. Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi i dy vendeve është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh.
“I çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare”, ka shkruar Daut Haradinaj.