
Daut Haradinaj takon Talat Xhaferin
14 prill 2019
| 16:47
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar sot Dibrën, ku ka takuar kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndihet i mahnitur me këtë pjesë të bukur të trojeve tona. “Sot ne Dibër me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferin bashkë me Arsim Papranikun dhe miq tjerë. I mahnitur me këtë pjesë të bukur të trojeve tona”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/