Daut Haradinaj: Urime Albin, mbaji fjalët
22 mars 2021
| 20:38
Daut Haradinaj ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen kryeministër i Kosovës.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka porositur Kurtin që “të mbajë fjalët”.
“Urime Albin, mbaji fjalët!”, ka shkruar ai.
Me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti.



