
Daut Haradinaj uron Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit
02 maj 2021
| 10:25
Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka uruar Partinë Socialiste në Shqipëri për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se sa më e fortë që është Shqipëria, aq më e fortë do të jetë Kosova.
“Shqipëria në zgjedhjet e fundit nxori fitues PS-në e Edi Ramës. Urime e suksese për ju dhe Shqipërinë që e duam! Urime partive opozitare që patën një fushatë për t’u vlerësuar! Sa më e fortë që është Shqipëria, aq më e fortë do të jetë Kosova”, ka shkruar Daut Haradinaj.