
Daut Haradinaj viziton Avdi Sokolin, burrin që priti Luanin e vrarë në ’97-n
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka takuar të mërkurën Avdi Sokolin, burrin nga Vlahna e Hasit të Krumës, i cili në vitin 1997 e ka pritur dëshmorin e kombit, vëllanë e Dautit, Luan Haradinajn e vrarë.
“Baca Avdi me urtësinë e tij dhe djemve të tij, u bënë krah i fortë i luftës për liri. Ai sot edhe pse i shtyrë në moshë, vazhdon të jetë njeri i veçantë, me fjalë pak dhe burrëror, ashtu siç e njoha shumë vite me parë”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Me një burrë të veçantë nga Vlahna e Hasit të Krumës së Shqiperisë, Avdi Sokolin, i cili në 97-n priti Luanin e vrarë, së bashku me shumë heronjë të tjerë që ranë nëpër beteja.
Baca Avdi me urtësinë e tij dhe djemve të tij, u bënë krah i fortë i luftës për liri.
Ai sot edhe pse i shtyrë në moshë, vazhdon të jetë njeri i veçantë, me fjalë pak dhe burrëror, ashtu siç e njoha shumë vite me parë.
Për të dhe familjen e tij, e mbarë Hasin do të ketë respekt të perjetshëm!
DH