Daut Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehtas me zyrtarë serbë

14 korrik 2020 | 22:04

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehurazi me zyrtarë të qeverisë së Serbisë.

Haradinaj ka thënë se për këtë gjë ka informacione edhe AKI.

“Zyrtarët e qeverisë Kurti janë takuar me zyrtarë të qeverisë së Serbisë në mënyrë të fshehtë. Le të pyesin në AKI, ata le t’ju tregojnë”, tha Haradinaj në Rubikon në “Klan Kosova”.

Haradinaj ka kritikuar veprimet e Kurtit.

Ai ka thënë se ka gabuar kur ka pranuar testet serbe që kanë një kosto të vogël, por me të cilat i ëshë bërë një reklamim i shtrenjtë Serbisë në mediat e huaja.

“Kurti ka gabuar kur ka pranuar testet e Serbisë për një kosto kot. Për 27 mijë euro Serbia ka dalë në New York Times si shtet human që ndihmon kosovarët”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të rinjtë e PDK-së në Lipjan kanë shpërndarë maska falas…