David dhe Victoria Beckham, të infektuar me koronavirus

10 shtator 2020 | 11:23

Çifti i njohur David dhe Victoria Beckham thuhet se janë infektuar me Covid-19, kur ishin në Los Anxhelos, Kaliforni, në fillim të muajit mars.

Sipas mediave britanike, ata kishin frikë se ishin ‘super përhapës’ pasi, gjithashtu, disa prej stafit të tyre ishin të prekur me koronavirus, pas dy javësh të kaluara me fëmijët e tyre në botë.

Çifti udhëtuan nga Los Anxhelosi për në Mbretërinë e Bashkuar për ta festuar ditëlindjen e 21-të të Brooklynit më 4 mars, para se të ktheheshin në Amerikë më 11 mars.

Ndërkohë e gjithë familja u detyrua të karantinoheshin për një periudhë dyjavore, gjë kjo e përcaktuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti i njohur David dhe Victoria Beckham thuhet se janë…