De Biasi për ndeshjen ndaj Serbisë: Mos bëni luftë politike, bëni luftë futbolli

02 qershor 2025 | 11:31

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi foli për përballjen e 7 qershorit ndaj Serbisë. De Biasi jo vetëm që ka shprehur përkrahje të plotë për kuqezinjtë, por ka dhënë edhe një mesazh të qartë: “Mos bëni luftë politike, bëni luftë futbolli! Do jem në Arenën Kombëtare, tifozët ta çojnë skuadrën drejt fitores”.

De Biasi ka thënë se do të ndjekë ndeshjen nga stadiumi dhe u bëri thirrje tifozëve që të jenë në krah të skuadrës, pa u përfshirë në tensione të kota: “Të marrim tri pikët dhe të harrojmë pjesën tjetër, që nuk vlen për asgjë”. Duke folur për ndeshjen në Beogradi gjatë kohës kur ishte trajner i Shqipërisë, De Biasi ka thënë: “Nuk ishte më ndeshje futbolli. Ishim duke luajtur një ndeshje të barabartë, kishim raste për të shënuar. Pastaj tifozët hynë në fushë, gjyqtari na çoi në dhomat e zhveshjes – aty gjithçka përfundoi”.

De Biasi vlerësoi nivelin e tanishëm të Kombëtares: “Sot kemi shumë lojtarë që luajnë në Serie A dhe në kampionatet më të forta të Evropës. Në kohën time ishin vetëm dy ose tre. Sot kemi lojtarë më të mirë se në kohën time, kemi cilësi dhe eksperiencë. Këta lojtarë nuk kanë nevojë për leksione. Duhet të jenë skuadër dhe të luftojnë deri në sekondën e fundit”, ka deklaruar De Biasi në A2 CNN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hapur edicionin e tretë…