
De Bruyne: Ende me duhet të përshtatem në Seria A
25 gusht 2025
| 14:50
Aventura e Kevin De Bruyne me fanellën e Napoli në Serie A nisi me një gol në fitoren 2-0 ndaj Sassuolo. Lojtari belg ka mbetur i kënaqur nga rezultati dhe goli shënuar pas një krosimi në zonë, top që nuk u prek nga askush.
“Çfarë mendova kur pashë topin të hynte në portë? Ishte mirë të filloja kështu, me një gol dhe fitore. Unë doja ta vendosja topin në një zonë rreziku, dhe për fat të mirë askush nuk e preku dhe ai hyri në portë”, ka thënë De Bruyne.
“Mënyra se si po punoj në Itali është shumë e ndryshme, por unë jam ai që duhet të përshtatet. Gjithsesi, ne mund të kishim bërë edhe më mirë në këtë ndeshje të parë, duhet të vazhdojmë të punojmë për të përsëritur atë që ndodhi vitin e kaluar”, ka deklaruar belgu.