
De Bruyne kërkohet edhe nga dy klube amerikane
18 prill 2025
| 13:20
Pas disa vitesh te Manchester City, Kevin De Bruyne do të largohet, në kërkim të një aventure të re. Disa ekipe kërkojnë shërbimet e belgut, por ende nuk ka diçka konkrete. Sipas asaj që raportohet nga “The Athletic”, në gjurmët e tij janë edhe dy klube të tjera amerikane.
Kalimi te New York City është i mundshëm, ndërsa kohëve të fundit përflitet për një transferim te DC United. “Të jem i sinqertë, nuk e di. Mund të ketë mundësi të qëndroj në Angli. Më duhet ende të flas me klubet dhe mbi të gjitha me familjen time”, ka thënë De Bruyne.