De Bruyne mendon largimin nga City

08 janar 2024 | 13:50

Vetëm tri ndeshje dhe në total 82’ minuta. Ky është bilanci i këtij sezonit i “fantazistit” belg, të mesfushës së Manchester City, Kevin De Bruyne, i cili është rikthyer në fushë, pas dëmtimit në kofshë në përballjen e kësaj fundjave që sapo lamë pas, ndaj Huddersfield përballje kjo e vlefshme për raundin e 3-të, të FA Cup.

Mirëpo, pavarësisht rikthimit nën shërbimin e teknikut Pep Guardiola, “mjeshtri” i mesfushës mund të mos ta ketë shumë të gjatë, në “Etihad” e kjo për shkak të klubeve saudite, me këta të fundit, të cilët që prej merkatos së verës janë “fiksuar” me “yllin” belg dhe tashmë po kërkojnë me çdo kusht ta transferojnë mesfushorin, në Saudi Pro League, që në merkaton e janarit.

Sipas raportimeve, më të fundit, të tabloideve britanike, “gjigantët” sauditë, klubi, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, siç theksuam edhe më lart do të kërkojnë me ngulm transferimin e belgut, në Lindjen e Mesme, që në këtë fraksion të merkatos, mirëpo, gjithçka pritet të varet nga shuma e parave, që “Qytetarët” do të kërkojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e së enjtes dy të rinj nga Kosova, kanë…