De Buyne arrin marrëveshje me Napolin, të hënën kryen vizitat mjekësore

31 maj 2025 | 18:16

Pasi bindën Antonio Conten për të qëndruar në krye të pankinës, Napoli ka lëvizur menjëherë në tregun e transferimeve duke siguruar një përforcim të madh: Kevin De Bruyne.

Mesfushori belg është shumë pranë firmës me klubin napolitan, pasi palët kanë arritur një marrëveshje të plotë për një kontratë dyvjeçare me një pagë prej rreth 6 milionë euro në sezon.

Lajmi vjen pas disa ditësh bisedimesh intensive mes drejtuesve të Napolit dhe përfaqësuesve të ish-yllit të Manchester City.

Sipas burimeve pranë klubit, të dielën do të dërgohen dokumentet përfundimtare te avokatët e lojtarit, ndërsa vizitat mjekësore pritet të zhvillohen të hënën.

Nëse hasen ndonjë pengesë burokratike apo vonesë e minutës së fundit, kontrollet mund të shtyhen deri pas kthimit të De Bruyne nga angazhimet me kombëtaren belge.

Pas takimit mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe trajnerit Conte, Napoli kalon nga fjalët te veprat, duke nisur me një emër të madh rindërtimin e ekipit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu, i ka dalë në përkrahje Nexhat…