De Gea: Dimë se si ta mposhtim Cityn

24 prill 2023 | 13:01

Manchester United ka kaluar në finalen e madhe të Kupës FA, vetëm pas ekzekutimit të penalltive në gjysmëfinale ndaj Brightonit.

Në përballet me rivalin lokal Manchester City, ku do të tentojnë ta fitojnë këtë trofe. Portieri David De Gea ka thënë se kanë kapacitet ta mposhtin rivalin lokal në finalen e madhe të “Wembleyt”.

“Ishte një ndeshje e vështirë përballë Brightonit, përballë kishim një skuadër shumë të mirë. Ishim përgatitur edhe për penalltitë dhe u mundova t’i ushtroja pak presion gjuajtësve të Brightonit. Ne nga ana tjetër ishim perfekt. Siguruam një tjetër finale pas asaj në Kupën e Ligës, edhe pse tani duhet të përqendrohemi pak tek ndeshja e kampionatit me Tottenham. Ka kohë për finalen dhe jam i sigurt se ndaj Cityt do të jetë një ndeshje e madhe. Ata janë një prej skuadrave më të mira në Evropë, por në këtë sezon kemi treguar se dimë si t’i mposhtim. Në këtë sezon e kemi fituar një trofe, do të mundohemi të marrim një tjetër dhe duhet të sigurojmë një vend mes katër më të mirave të kampionatit. Sigurisht, nuk është mjaftueshëm për një klub si United, por jemi përmirësuar në krahasim me sezonin e kaluar. Kemi ndeshje të mëdha përpara dhe duhet të jemi gati”, ka thënë De Gea.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nevojat e tregut të punës dhe hartimin e politikave…