De Jong: Do të vdes kur të shoh Messin në stërvitje

16 maj 2019 | 15:51

Frenkie De Jong është padyshim blerja më e bujshme për afatin kalimtar të verës, të paktën deri tani.

Mesfushori do të kalojë në radhët e Barcelonës, me katalanasit që do të derdhin në arkat e Ajaxit plot 75 milionë euro. Në kuadër të kalimit të tij në “Camp Nou”, De Jong ka folur për mediat, ku ka dhënë një deklaratë mjaft interesante, teksa thotë që do të vdesë kur të shohë Leo Messin të stërvitet me të.

“Do të vdes kur të shoh Messin në stërvitje. Thjesht do ta pasoj topin tek ai gjithmonë (qesh). Nuk do ta ndryshoj mënyrën e lojës time. Nuk më intereson nëse do të jem në qendër të vëmendjes te Barcelona. Jam kurioz të di se si do të përshtatem atje. Pres me padurim që të mësoj nga më të mirët”, ka thënë De Jong.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka shënuar të enjten…