
De Jongu kushton 90 milionë euro
16 dhjetor 2021
| 13:57
Barcelona e ka vendosur çmimin e mesfushorit holandez, Frenkie de Jong i cili mund të largohet nga “Camp Nou”.
Mediumi “Fichajes” raporton se “Blaugrana” e vlerësojnë ish-futbollistin e Ajaxit 90 milionë euro.
Pra, nëse një klub është i gatshëm ta paguajë këtë shifër, mund ta bënte të vetin përfaqësuesin holandez. Interesim për mesfushorin kanë treguar Bayern Munchen dhe Liverpooli.