De Ligt fiton çmimin “Golden Boy 2018”

17 dhjetor 2018 | 16:27

Talenti i Ajaxit, Matthijs de Ligt është futbollisti më i mirë i ri i vitit. Qendërmbrojtësi i ekipit holandez është shpallur lojtari më premtues në Evropë nën moshën 21-vjeç.

19-vjeçari gjatë këtij viti ka qenë një prej lojtarëve më të mirë edhe në formacionin e kombëtares holandeze. Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Kylian Mbappe ndërsa në të shkuarën “Golden Boy” e ka bërë të tijin edhe Lionel Messi.

De Ligt në ketë garë e mposhti bashkëkombësin e tij, Justin Kluviert e Romës, Trent Alexander-Arnold e Liverpoolit, Patrick Cutrone e Milanit dhe  Vinicius Junior e Real Madridit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi portugez, Pepe, i ka dhënë fund aventurës në kampionatin…