De Ligt: Marr përgjegjësitë për gabimin në golin e fundit

09 maj 2019 | 12:02

Mund të ishte heroi i mbrëmjes për mënyrën sesi u nis ndeshja, por Matthijs De Ligt tregon dëshpërimin e tij dhe të gjithë Ajaxit pas eliminimit në minutën e fundit nga Tottenham Hotspur. Kapiteni i holandezëve thotë se skuadra e tij nuk e meritoi eliminimin në këtë mënyrë dhe thekson se në pjesën e dytë vuajti presionin e kundërshtarëve.

“Ne luajtëm mirë në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa në të dytën patëm shumë presion dhe nuk po dilnim dot në lojën tonë. E kishim të vështirë të ndalnim vrullin e tyre, edhe pse në fund të fundit mendoj se kemi bërë më mirë në të dyja ndeshjet. Meritonim të shkonim në finale”, ka thënë De Ligt.

I pyetur për mbështetjen e tifozëve ai ka thënë vetëm fjalë të mira. “Është fenomenale mënyra sesi na duartrokitën tifozët tanë edhe pasi ne u eliminuam në fund. Ishim aq afër finales, por nuk ia dolëm. Më vjen shumë keq. Marr përgjegjësitë për gabimin në golin e fundit”, ka shtuar De Ligt. “Duhet të kishim shënuar dhe ta kishim siguruar kualifikimin në finale. Skuadra pati raste, por i shpërdoroi ato. Duhet të ishim më të saktë përpara portës”, ka përfunduar De Ligt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Secili prej nesh është rritur me tregime pa fund nga…