
De Ligti mungon ndaj Kroacisë
13 qershor 2023
| 11:47
Trajneri i Kombëtares së Holandës, Ronald Koeman ka marrë një lajm të keq në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve kundër Kroacisë.
Mbrojtësi i Bayern Munchen, Matthijs de Ligt, është dëmtuar gjatë stërvitjes të së shtunës dhe siç është komunikuar nga federata holandeze, ai nuk do të jetë i disponueshëm në ndeshjet e ardhshme. Në vendin e tij, për ta zëvendësuar, është thirrur Daley Blind.