De Ligti tregon pse e zgjodhi Juventusin

18 korrik 2019 | 13:51

Padyshim që Matthijs De Ligt, ka qenë personazhi kryesor në futbollin italian këto dy ditët e fundit.

Holandezi është zyrtarisht një lojtar i Juventusit dhe është kthyer në një prej blerjeve më të bujshme të verës. Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Ajaxit në televizion, De Ligt ka sqaruar pse ka zgjedhur Juventusin dhe jo një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën e tij.

“Kam qenë gjithmonë i ‘hipnotizuar’ nga mënyra se si italianët mbrojnë. Ka shumë lojtarë që unë i ndjek si shembull, Maldini, Barezi, Nesta, Cannavaro, apo Shirea. Dhe unë u dashurova se si mbrojnë italianët”, ka thënë De Ligt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një frymëmarrjeje të shkurtër pas valës së të nxehtit…