De Rossi largohet nga Roma pas 18 vjetësh

14 maj 2019 | 11:18

Daniele De Rossi është një ndër lojtarët legjendë të Romës, me italianin që është pjesë e verdhekuqve prej plot 18 vitesh. Mesfushori është shndërruar në një ikonë të kryeqytetasve, duke ndjekur hapat e Francesko Tottit.

Gjithsesi, tashmë De Rossi numëron plot 35 vite mbi supe dhe duket se rrugëtimi i tij me Romën ka shkuar drejt fundit. Ka qenë vetë klubi verdhekuq që ka publikuar vendimin zyrtar, për sa i përket De Rossit, i cili në fund të këtij sezoni e mbyll aventurën e tij në Itali.

Sidoqoftë, kapiteni nuk do ta mbyllë me futbollin e luajtur. Sipas klubit të Romës, De Rossi mund të transferohet në SHBA sipas gjasave, ku do të vijojë karrierën e tij në MLS.

De Rossi ka fituar dy Kupa si dhe një Superkupë, teksa ka luajtur 613 ndeshje në total, duke shënuar 63 gola.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim…