De Zerbi: Guardiola më i miri në histori, ka fituar gjithçka

14 qershor 2023 | 15:42

Trajneri Pep Guardiola dërgoi Manchester Cityn në majën e Evropës, teksa skuadra fitoi për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi nuk është kursyer me fjalë të mira për teknikun Guardiola, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Kundër Manchester City e vetmja gjë që më shqetësonte ishte humbja e topit, 60 me 40. I thashë Pepit për këtë pas ndeshjes. Unë e dua atë, ai është personi që më ndihmoi më shumë kur mbërrita në Angli, ai më telefonoi menjëherë për të më thënë një fjalë të mirë dhe më pyeti nëse kisha nevojë për ndonjë gjë. Ai është numri një në histori bashkë me Sacchin dhe disa të tjerë. Ka kaq shumë zili ndaj tij. Çfarë duhet të bëjë më shumë? Ai ka fituar gjithçka në karrierën e tij dhe kjo është një meritë e madhe”, ka thënë De Zerbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha…