Debat i ashpër mes Bahtirit dhe ish-kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Feratit

30 korrik 2020 | 20:09

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka paralajmëruar se do ta padisë Fehmi Feratin, ish-kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës pasi, sipas Bahtirit, ky i fundit ka shpifur ndaj tij: “Për shkak të shpifjeve të vazhdueshme, e të cilat kanë kulmuar me një shpifje të ulët të bërë sot, ndaj ish-kandidatit të dështuar për kryetar të Mitrovicës do të bëjë padi të hënën. Nëse dikujt i ka penguar kërkesa ime që të mundësohet falja e namazit të Kurban Bajramit në shesh, nuk është problemi im! Sa për informim dhe korrektësi, në kabinetin tim punojnë katër persona, dy meshkuj dhe dy femra”, ka paralajmëruar Bahtiri.

Ferati e ka akuzuar Bahtirin se po mendon vetëm për votuesit e vet, duke përdorur fenë për poenë politikë. Ndër të tjera, ai ka thënë se Bahtiri nuk ka lidhje shumë me fe, madje se ka 15 femra në kabinet dhe është vizitor i diskotekave. “Qe njeri që mendon për votuesit e vet! Ta merr mendja është haxhi i pesëfishtë. Familjen e vet në Holandë, kabinetin me 15 femra të reja, vizitor i diskotekave etj… e Mitrovica nuk ka as spital të kompletuar! Injorancë e vetëvarje masive!”, ka shkruar Ferati.

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme turke Vildan Atasever ka vendosur të ndahet…