
Debat Publik nga Kompania “ER BETON D.K.” shpk
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “ER BETON D.K.” shpk, Zahaq, Pejë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë: DEBAT PUBLIK- Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, – për Bazën e Prodhimit të Betonit, në Z.K. Ramun, Pejë. Njoftohet publiku i interesuar se më datën 11.07.2025 në ora 10:00 në Objektin e SH.F.M.U “Haxhi Zeka” në fshatin Zahaq, të komunës së Pejës, do të organizohet debat publik nga Kompania “ER BETON D.K.” shpk, Zahaq, Pejë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën. Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM. https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1. Meeting ID: 701 265 1943. Passcode: 123456. Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “ER BETON D.K.” shpk, Zahaq, Pejë, për Pëlqim Mjedisor, – për Bazën e Prodhimit të Betonit, në Z.K. Ramun, Pejë. https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2. Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]. Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.