
Debat Publik nga Kompania “H.Seferi” shpk
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “H.Seferi” sh.p.k. – Gjinoc, Suharekë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën, organizojnë:
DEBAT PUBLIK
për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, për Bazën e Prodhimit të Betonit, Elementeve të Betonit dhe Thermim, Seperim i Gurit Gëlqeror në Gjinoc të Suharekës
(Zgjerim i veprimtarisë për gurin dhe seperimin)
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 28.07.2025, në ora 10:00, në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Migjeni” – Gjinoc, Suharekë, do të organizohet debat publik nga Kompania “H.Seferi” sh.p.k. – Gjinoc, Suharekë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM.
🔗 Kliko këtu për t’u bashkuar
Meeting ID: 269 338 0475
Passcode: BBqP2x
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni Raportin e VNM-së për Kompaninë “H.Seferi” sh.p.k. – Gjinoc, Suharekë, për Pëlqim Mjedisor – për Bazën e Prodhimit të Betonit, Elementeve të Betonit dhe Thermim, Seperim i Gurit Gëlqeror në Gjinoc të Suharekës:
🔗 https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emailin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin:
📧 [email protected]
Pjesëmarrja juaj na ndihmon në implementimin e projektit.