Debat Publik nga Kompania “Insta Green Energy” L.L.C.
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, “Insta Green Energy” L.L.C. Obiliq, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturësdhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, për sistemin solar fotovoltaik me kapacitet 90 MW dhe 30 MWh sistem të ruajtjes së energjisë”, nga Kompania “Insta Green Energy” L.L.C., Rufci i Ri – Rufc i Vjetër – Dobrajë e Madhe dhe Torinë, Komuna e Lipjanit.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 19.03.2026në ora 10:00 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Migjeni” në fshatin Rufc i Ri, Lipjan do të organizohet debat publik nga Kompania “Insta Green Energy” L.L.C. Obiliq, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online:
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Meeting ID: 701 265 1943
Passcode: 123456
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Insta Green Energy” L.L.C.Obiliq, për Pëlqim Mjedisor, për sistemin solar fotovoltaik me kapacitet 90 MW dhe 30 MWh sistem të ruajtjes së energjisë”, nga Kompania “Insta Green Energy” L.L.C., Rufci i Ri – Rufc i Vjetër – Dobrajë e Madhe dhe Torinë, Komuna e Lipjanit.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.



