Debat Publik nga Kompania “Osmanaj Group” shpk

11 qershor 2025 | 15:20

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Osmanaj Group” shpk, Gjurakoc, Istog, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë: –DEBAT PUBLIK-  Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, – për Fabrikën e Prodhimit të Kubëzave dhe Elementeve nga Betoni, Linja 1 dhe Linja 2, në Gjurakoc, Istog. Njoftohet publiku i interesuar se më datën 29.07.2025 në ora 14:00 në objektin e SHMLP “Mithat Frashëri” në Gurakoc të Istogut, do të organizohet debat publik nga Kompania “Osmanaj Group” shpk, Gjurakoc, Istog, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën. Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM. https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1. Meeting ID: 701 265 1943. Passcode: 123456. Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Osmanaj Group” shpk, Gjurakoc, Istog,  për Pëlqim Mjedisor, – për Fabrikën e Prodhimit të Kubëzave dhe Elementeve nga Betoni, Linja 1 dhe Linja 2, në Gjurakoc, Istog. https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2. Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin  [email protected]. Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tijjani Reijnders ka ndarë emocionet e tij pas përfundimit të…