Debat Publik nga Limak Kosovo International Airport J.S.C.

02 mars 2026 | 09:42

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Limak Kosovo International Airport J.S.C. Prishtina International Airport “Adem Jashari”, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën organizojnë:
                             DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, për stacionin e karburanteve në Vrellë, Lipjan.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 16.04.2026 në ora 14:00 në Aeroportin Nderkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ndërtesa e Terminalit, zyret e administratës , salla e takimeve nr. 4, do të organizohet debat publik nga Kompania Limak Kosovo International Airport J.S.C. Prishtina International Airport “Adem Jashari” në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën .
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online:
https://us04web.zoom.us/j/5289487423?pwd=atEPUrNDxCwMcX5GSCHJS7NmAu7JDN.1
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë Limak Kosovo International Airport J.S.C. Prishtina International Airport “Adem Jashari”, për Pëlqim Mjedisor, për stacionin e karburanteve në Vrellë, Lipjan.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
[email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Besa Ismaili  Tirani të dëshpëruara dhe në largim kryejnë…