Debat Publik nga “Metal Construzion” Sh.p.k.

22 janar 2026 | 11:26

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, “Metal Construzion” Sh.p.k. Prishtinë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, për fabrikën për prodhimin e rërës abrazive (gërryese) nga skorjet e nikelit, bakrit dhe metalet ferrore në Janjevë, Lipjan.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 12.03.2026 në ora 14:00 në SHFMU “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë, do të organizohet debat publik nga “Metal Construzion” Sh.p.k. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online:
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Meeting ID: 701 265 1943
Passcode: 123456
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për “Metal Construzion” Sh.p.k. Prishtinë – për fabrikën për prodhimin e rërës abrazive (gërryese) nga skorjet e nikelit, bakrit dhe metalet ferrore në Janjevë, Lipjan.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
[email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehdi Peci shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme…