Debellde merr formë

24 gusht 2025 | 07:50

E iniciuar dhe i mbikëqyrur nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, dega në Viti, dhe i përkrahur fuqishëm nga qytetarët e komunës sonë si dhe nga diaspora, ka filluar betonimi i bazamentit të shkronjave monumentale të UÇK-së në fshatin Debellde.

Kështu ka bërë të Visar Demiri i cili njëkohësisht është edhe kandidatit për asamblist në komunën e Vitisë nga radhët e PDK-së.

Njoftimi i plotë:

Sot filloi betonimi i bazamentit të shkronjave monumentale të UÇK-së në fshatin Debellde, në Parkun e UÇK-së. Ky është një projekt i iniciuar dhe i mbikëqyrur nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, dega në Viti, dhe i përkrahur fuqishëm nga qytetarët e komunës sonë si dhe nga diaspora.

Jam krenar që, si Drejtor i Urbanizmit, në Planin Zhvillimor Komunal kemi paraparë që fshati Debellde të shpallet zonë turistike, me qëllim të shfrytëzimit të potencialit dhe bukurive të tij për turizëm dhe  rekreacion, si dhe për t’i kthyer gjallërinë që kishte dikur,  jo vetëm për banorët e Debelldeut, por edhe për gjithë komunën e Vitisë dhe më gjerë.

Parku i UÇK-së ka pikërisht këtë synim: përveç kujtimit dhe nderimit të historisë së lavdishme të UÇK-së, të shërbejë edhe si hapësirë atraktive për vizitorë dhe promovim të trashëgimisë sonë historike e natyrore.

Bashkë për Vitinë.

https://www.facebook.com/share/v/1F2T5epfie/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, u mirëprit ngrohtësisht…