Debutim përrallor i Gripshit te Rubini
09 mars 2026
| 12:37
Ish-mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te skuadra e Rubin Kazanit.
Gripshi, i cili u transferua te skuadra e Rusisë në afatin kalimtar të janarit, në ndeshjen e parë zyrtare ka shënuar gol.
Mesfushori 28-vjeçar ka kontribuar me gol në fitoren 2:1 të Rubin Kazanit ndaj Krasnodarit dhe për Gripshin, ky është goli i parë në kampionatin e Rusisë.
Gripshi ishte titullar te Rubini, ndërsa shënoi golin me të cilin u zhbllokua rezultati minutën me 24-të dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, ndonëse u zëvendësua në minutën e 77-të.
Te Rubini në këtë ndeshje nuk luajti fare sulmuesi Mirlind Daku kurse Rubin Kazani renditet i teti në tabelë me 26 pikë pas 20 ndeshjeve të zhvilluara në kampionat.



