Deçan: Një person vetëplagoset në gishtin tregues
18 janar 2026
| 13:49
Në Deçan, dje ka ndodhur një incident me armë zjarri.
Policia është njoftuar se një person, ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimit në gishtin tregues të dorës e që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.
Njësitë policore kanë kontaktuar me të lënduarin m/k dhe i njëjti ka deklaruar se është vetëplagosur.
“Si prova materiale policia ka sekuestruar një armë zjarri (revole) pa leje dhe një gëzhojë qe dyshohet se është e të njëjtës armë. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti mbetet nën hetime”, ka njoftuar policia.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.



