Deçani, shembull: Kryetari Bashkim Ramosaj e shndërron Deçanin në komunën më të pastër në Kosovë

05 tetor 2025 | 15:18

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” Sh.A. në Deçan vazhdojnë misionin për një qytet të pastër dhe të gjelbër.

Prej më shumë se tetë vitesh, punëtorët e departamentit të operativës janë çdo ditë në terren, duke punuar pa u ndalur për një Deçan më të pastër dhe më ekologjik.

Ata konsiderohen si heronjtë e vërtetë të mjedisit, të cilët, përkundër kushteve dhe sfidave të përditshme, nuk kanë ndalur përkushtimin ndaj punës dhe qytetarëve.

Në këtë sukses të qëndrueshëm, rol të rëndësishëm ka pasur jryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili vlerësohet si nxitësi kryesor në ndërtimin e një Deçani ekologjik.

Njoftimi i Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” Sh.A. në Deçan:

Punëtorët e “Higjienës” vazhdojnë misionin për një qytet të pastër dhe të gjelbër

Historia e suksesit të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” Sh.A. në Deçan vazhdon. Prej më shumë se tetë vitesh, punëtorët e departamentit të operativës janë çdo ditë në terren, duke punuar pa u ndalur për një Deçan më të pastër dhe më ekologjik. Ata konsiderohen si heronjtë e vërtetë të mjedisit, të cilët, përkundër kushteve dhe sfidave të përditshme, nuk kanë ndalur përkushtimin ndaj punës dhe qytetarëve.

Në këtë sukses të qëndrueshëm, rol të rëndësishëm ka pasur Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili vlerësohet si nxitësi kryesor në ndërtimin e një Deçani ekologjik. Nën udhëheqjen e tij, bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe ndërmarrjes publike ka sjellë rezultate të dukshme në terren dhe një imazh të ri për qytetin.

Megjithë zërat që herë pas here përpiqen ta politizojnë punën e “Higjienës”, rezultatet flasin vetë. Sot, Deçani është një model i menaxhimit të mjedisit për komunat e tjera të Kosovës, falë organizimit të mirë dhe punës profesionale të stafit operativ.

Kjo histori suksesi vazhdon të ndërtohet çdo ditë nga punëtorët që me përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri për qytetin, kujdesen që Deçani të mbetet një shembull i pastërtisë dhe ekologjisë.

#DeçaniEkologjik 🌱
#NPLHigjiena
#PastertiaNaBashkon
#RespektPërPunëtorët
#SuksesMePunë

Linku i shkrimit: https://www.facebook.com/share/19pUqcLsHA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…