Deda: Deklarata e Quint-it paralajmërimi i fundit për udhëheqësit e Kosovës

04 janar 2018 | 21:13

Për deputetin e Alternativës, Ilir Deda, deklarata e shteteve të QUINT-it duket të jetë paralajmërimi i fundit për udhëheqësit e Kosovës që të heqin dorë nga theqafja dhe rruga e sfidimit më serioz të shtetësisë.

Ai ka thënë se me këtë bie në ujë propaganda e pushtetit se nuk do të rrezikohet marrëdhënia me shtetet kyçe të Perëndimit.

Ky është reagimi i plotë i Dedës:

Deklarata e shteteve të QUINT-it duket të jetë paralajmërimi i fundit për udhëheqësit e Kosovës që të hekin dorë nga theqafja dhe rruga e sfidimit më serioz të shtetësisë tonë. Me këtë bie në ujë propaganda e pushtetit se nuk do të rrezikohet marrëdhënia me shtetet kyqe të Perëndimit.

Përkundrazi, Kosova u paralajmërua sot me izolim – apo siç u tha “për pasojat më të rënda negative … përfshirë këtu procesin e integrimit ndërkombëtar dhe Euro-Atlantik të Kosovës”. Gjithashtu, për herë të parë u theksua vendosmëria e shteteve të Perëndimit që ta çojnë një proces deri në fund me fjalinë “…presim që të gjitha shtetet të ndjekin penalisht ose të bashkëpunojnë në plotni në gjykimin e krimeve të supozuara të kryera në Kosovë”.

Besoj thellë që nuk ka qytetar në Kosovë që e përkrahë kolapsin e shtetit tonë në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën në mbrëmje në Nju Jork ambasadorja e Shteteve…