
Deda: Gjykata Kushtetuese thotë se nënkryetarët e komuniteteve zgjidhen në pako
28 gusht 2025
| 15:10
Analisti Ilir Deda, ka thënë se nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve duhet të zgjidhen në pako.
“Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të kësaj vere e cekin që Kuvendi konstituohet sipas praktikave të kaluara. Praktikat e kaluara: nënkryetarët nga tri partitë e mëdha votohen në bllok. Nënkryetarët nga partitë e komuniteteve joshumicë votohen në bllok. Shumë e thjeshtë”, ka shkruar Deda në “Facebook”.