Deda i reagon Kurtit: Murat Jashari ka thënë ‘jo’, loja me çështjen e presidentit është tallje me Kosovën

01 mars 2026 | 14:51

Tallje me Kosovën, i ka vlerësuar analisti politik, Ilir Deda krejt zhvillimet për çështjen e propozimit të presidentit të Kosovës i cili duhet të zgjidhet më së largu më 4 mars.

Deda i është referuar qëndrimeve të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka thënë se do një figurë konsensuale si Murat Jashari nga familja heroike e Adem Jasharit, ose që secili subjekt të bëjë propozim të vet partiak dhe të ketë garë në Kuvend të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo çfarë është duke ndodhur nuk është politikë.

Kjo loja me presidencë është tallje me Kosovën. Së pari, Murat Jashari ka thënë jo të prerë në lidhje me pozitën e presidentit. Së dyti, nuk ndërtohet procesi politik për “figurë konsensuale” vetëm me një emër të përveçëm edhe atë pa e pasur miratimin e tij bile! Së treti, po shihet qartë që një proces që filloi me fjalë të mëdha si ‘bashkëpunim’, ‘raporte të reja me opozitën’, ‘dialog me partitë politike’, paska qenë i menduar më shumë si farsë se sa si bashkëbisedim për të mirën e vendit. Së katërti, “presidenti partiak” zgjidhet vetëm nëse bëhet marrëveshje politike për bashkëqeverisje. Kjo çka po ndodhë nuk është politikë”, ka shkruar Deda në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm…